Agim Veliu ia refuzon oferten Albin Kurtit

Prishtinë | 30 Gus 2019 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu i është përgjigjur prerë ofertës së Albin Kurtit me refuzim.

Në një prononcim për Insajderin, Veliu ka thënë se do ta refuzojnë kërkesën e Kurtit dhe se LDK e ka kandidatën për kryeministre.

“Është e drejtë e Kurtit me bë letra e kërkesa të tilla por është e drejtë e LDK-së me i zbatu të vetat. Jo, në asnjë mënyrë nuk kemi me pranu këtë kërkesë të tij”.

“Ne e kemi vendimin e Këshillit të Përgjithshëm që e kemi caktu kandidatin për kryeministër dhe i kemi bë ftesë edhe VV-së, por kushte të tjera në LDK nuk pranojmë”, tha Veliu për Insajderin.

Veliu po ashtu ka thënë se LDK-ja me kandidaten  Vjosa Osmani.

“Ne garojmë me kryeministër tonin, me apo pa VV-në. Unë nuk po shoh ndonjë mundësi për koalicion me VV-në”, tha  Veliu për Insajderin.

Albin Kurti sot përmes një letre publike i ka propozuar  Lidhjes Demokratike të Kosovës listë të përbashkët zgjedhore duke ia lëshuar LDK-së vendin e parë në listë e VV-së rreshtimin si e dyta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme