Agim Veliu nuk i merr meritat për arrestimet e sontme

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 00:42 | Nga Ekonomia Online

Ministri i ri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka komentuar arrestimin e udhëheqësit të Krimeve Ekonomike në Prishtinë sot në orët e mbrëmjes.

“Ajo është punë e organeve dhe mekanizmave që e luftojnë krimin e korrupsionin për çdo ditë”, ka deklaruar Veliu.

“Është punë e tyre, nuk besoj se kjo është punë e momentit por është diçka që është punuar një kohë të gjatë në atë drejtim”, është shprehur ai për Insajderin.

Polici i arrestuar dyshohet për veprën penale  ‘Marrje e ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar’. 

Të ngjashme