Agim Veliu përsëri në krye të LDK-së në Podujevë

Prishtinë | 01 Kor 2019 | 19:40 | Nga Ekonomia Online

Agim Veliu është rizgjedhur kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë.

Gjatë gjithë procesit zgjedhor ka pasur interesim shumë të madh të qytetarëve dhe anëtarësisë për përfshirje në proceset dhe aktivitetet e LDK-së. Veçanërisht ky proces u karakterizua me përfshirje të shumë të të rinjve, thuhet në një komunikatë shtypi të LDK-së.

Kryetari i Degës së Podujevës, njëherësh nënkryetar i LDK-së, Agim Veliu ka shprehur mirënjohje të madhe ndaj të gjithë aktivistëve që siguruan gjithëpërfshirje dhe mbarëvajtje në këtë proces.

Dega në Podujevë thotë se mbetet bastion i LDK-së. “Ky proces demokratik rikonfirmon fuqinë e LDK-së për rezultatin në zgjedhjet e ardhshme që do ta nxjerrin LDK-në partinë më të madhe në vend”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme