Agim Veliu-Vjosa Osmanit: Nuk mund ta ndash LDK-në

Prishtinë | 09 Sht 2020 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka kritikuar Vjosa Osmanin, duke thënë se ajo nuk mund ta ndajë partinë.

Veliu thotë se Vjosa ka kohë që ka punuar kundër LDK-së, edhe pse me trup ka qenë brenda, shkruan Reporteri.net.

“LDK është tregu se nuk mund ta ndajë askush, nga LDK mund të ndahet individë kushdo qofshin ata, por LDK është vështirë të ndahet, është parti tepër e organizuar me një histori të gjatë të veprimit, parti politike që ju ka qëndruar shumë stuhive dhe nuk besoj që mund ta ndajë dikush e aq më pak Vjosa Osmani e cila ka kohë që punon kundër LDK”.

“Ka kohë që është jashtë LDK-së me punë e veprime, kurse me trup ka qenë në LDK”, tha Veliu sot gjatë qëndrimit në Gjilan, ku takoi kryetarin e kësaj komune, Lutfi Haziri.

Kujtojmë se Vjosa Osmani mbrëmë ka bërë të ditur se nuk do të aderojë në Lëvizjen Vetëvendosje dhe se do ta formojë një Iniciativë Qytetare.

Ajo ka thënë se LDK e ka përjashtuar dhe nuk i është dhënë asnjë mundësi e vetme që të  jap kontribut në parti. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme