Agimi i VV-së takohet me atë të LDK-së

Prishtinë | 12 Tet 2019 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Sot është raportuar se kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është takuar me kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliun.

Si temë diskutimi mes dyshes thuhet se ka qenë edhe arritja e koalicionit në mes të Lëvizjez Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Por këtë gjë e ka mohuar i pari i Mitrovicës, i cili përmes telefonit ka pranuar për Klan Kosova se është takuar me homologun e tij nga Podujeva.

“Po është e vërtetë. Kemi biseduar për tema të ndryshme , ne njihemi moti – kemi miqësi mes vete dhe kjo është gjithë ajo që mund të them“.

I pyetur nëse është biseduar edhe për arritjen e koalicionit mes të dyja partive, Bahtiri ka theksuar se kjo punë i takon vetëm liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit.

“Jam anëtar i thjeshtë, nuk kam mandat të bisedoj për koalicione. Mandatin e ka kryetari Kurti të bisedojë për këtë temë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme