Agjenda e kryeministrit Haradinaj në Bruksel

Prishtinë | 17 Nën 2017 | 09:39 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron edhe sot në Bruksel ku do të takohet me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, me të cilët do të bisedoj për perspektiven evropiane të Kosovës si dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

Takimi i Këshillit të Stabilizim Asociimit Kosovë-BE, sipas agjendës së publikuar në faqen zyrtare të BE-së nis në orën 10:30, shkruan Indeksonline.

Kurse në orën 11:00, Haradinaj së bashku me shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini do të mbajnë një konferencë për shtyp.

Në Bruksel për të njëjtën çështje po qëndron edhe një delegacioni serb, i kryesuar nga kryeministrja serbe Ana Brnabiq, takimi ky i katërt me radhë në mes të BE-së dhe Serbisë për implementimin e MSA-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme