Agjenda evropiane jashtë agjendës shtetërore

Prishtinë | 28 Sht 2017 | 08:06 | Nga

Jashtë agjendës shtetërore është lënë agjenda për reforma evropiane (ERA), dokument ky i lansuar vitin e shkuar nga Qeveria e Kosovës dhe nga Bashkimi Evropian. Detyrat e marra për t’i kryer në 2016-n, nuk do të përmbushen as sivjet, shkruan sot Koha Ditore.

Në majin e vjetëm, Isa Mustafa në cilësinë e kryeministrit të Kosovës dhe komisari i BE-së për negociatat e zgjerimit, Johannes Hahn, qenë pajtuar për zhvillimin e ERA-s, me qëllimin për të maksimizuar përfitimet ekonomike dhe politike të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).

Ishin dakorduar prioritete afatshkurtra në fushat e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, pastaj konkurrueshmërisë dhe klimës së investimeve, si dhe arsimit dhe punësimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme