AGK reagon për seleksionimin e medieve nga PAN-AKR

Prishtinë | 04 Sht 2017 | 21:20 | Nga

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh indinjatë të thellë me rastin e mosftimit të mediave gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit PAN – AKR.

AGK konsideron se në këtë aktivitet do të duhej të ftoheshin të gjitha mediat pa përjashtim.

Veprimi i sotëm i koalicionit PAN – AKR ka për qëllim ikjen e personaliteteve të caktuara politike nga mediat dhe gazetarët. Poashtu me këtë veprim, koalicioni në fjalë ka pasur për qëllim që diktojë raportimin e mediave për këtë marrëveshje që paraqet interes të jashtëzakonshëm për opinionin publik.

AGK kërkon angazhim më të madh të subjekteve politike, sidomos atyre që mëtojnë ardhjen në pushtet që të jenë të gatshme të ballafaqohen dhe bashkëpunojnë me gazetarët.

Kryetarët e tri partive të PAN-it, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, dhe ai i AKR-së, Behgjet Pacolli, kanë nënshkruar sot në shtëpinë e këtij të fundit marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Megjithëse mediet kanë marrë vesh se marrëveshja për koalicionin PANA (sikur po e quajnë disa), do të nënshkruhet në orën 18 në Hajvali, brenda është lejuar vetëm portali i themeluar nga AKR-ja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme