Ahmet Isufi i kundërpërgjigjet Behxhet Pacollit: Nuk e kemi pranuar kushtin e LDK-së për demarkacionin

Prishtinë | 24 Shk 2018 | 14:24 | Nga

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Ahmet Isufi, ka deklaruar se nuk ka marrëveshje mes partive për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin.

I kontaktuar nga Insajderi, pas deklaratës së zëvendëskryeministër Behgjet Pacolli se kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar kushtin e LDK-së, Ahmet Isufi tha se nuk ka ndonjë marrëveshje për këtë çështje.

“Zoti Behgjet Pacolli ka folur për veti por nuk ka ndonjë marrëveshje. Unë nuk e ka di a ka pasur ndonjë takim me zyrtarë të LDK-së, por zyrtarisht nuk ka asnjë marrëveshje”, tha ai.

Pas zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, edhe kryetari i Kuvendit,Kadri Veseli ka njoftuar se është arritur konsensusi mes palëve për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin.

“Dëshiroj të falënderoj Kryeministrin Haradinaj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministrin Pacolli për gatishmërinë për konsensus dhe për dialogun shumë konstruktiv”, ka shkruar Veseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme