Ahmetaj: Demarkacioni mbetet kusht i vetëm për vizat

Prishtinë | 04 Pri 2017 | 11:34 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj gjatë raportimit të saj në komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane ka thënë se demarkacioni me Malin e Zi vazhdon të jetë kushti i vetëm për liberalizimin e vizave të cilën Kosova duhet ta plotësojë në mënyrë që qytetarët e saj të lëvizin lirshëm.

Ajo ka thënë se me vizitën e fundit të Mogherinit në Kosovë është thënë se lufta krimit të organizuar dhe korrupsionit është plotësuar dhe kusht i vetëm mbetet Demarkacioni me Malin e Zi, raporton Ekonomia Online.

“Bashkimi Evropian e ka bërë shumë të qartë se kriteri i cili duhet përmbushur për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi. Me ardhjen e Frederica Mogherinit në Kosovë, BE-ja e ka vërtetuar se Kosova ka luftuar bindshëm kriterin e luftimin e korrupsionit”, tha ajo.

Ajo gjithashtu ka thënë se Prokuroria e Shtetit dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës kanë bërë ngritje të aktakuzave të cilat tregojnë hapur që Kosova po lufton në vazhdimësi korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Gjatë këtij raportimi të pranishme ishin edhe pyetjet e anëtarëve të këtij komisioni të cilat kryesisht ishin të fokusuara në fondet e IPA-së dhe rreth marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Donika Kadaj-Bujupi dhe Time Kadrijaj kanë pyetur për fondet e IPA-së se sa janë komunat të informuara, si aplikohet për ato fonde dhe a ka transparencë, si dhe për implementimin e MSA-së.

Ministrja Ahmetaj është përgjigjur duke thënë se për fondet IPA duhet të aplikohet aplikim ky që sipas saj është në mënyrë transparente. Ajo ka treguar që hierarkia e grupeve punuese është nga komuna e deri tek qeveria e cila është bashkëpunim me komisionin evropianë, pasi që ky i fundit është edhe donator i këtyre fondeve.

“Grupet punuese nuk veprojnë sipas dëshirës por e kanë një hierarki, do të thotë që ata kanë një link punues prej komunës deri te qeveria. Ne ulemi bashkë e draftojmë atë projekt, por gjithmonë edhe në bashkëpunim me Komisionin Evropian, i cili është edhe donator.  Në asnjë moment nuk bëhet me preferenca individuale është transparent dhe është në të mirë të qytetarëve”, ka thënë Ahmetaj.

Të ngjashme