Ahmetaj: Demarkacioni të përfundojë sa më parë

Prishtinë | 15 Shk 2017 | 09:18 | Nga

Ministrja e sapoemëruar e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, ka thënë me dije se liberalizimi i vizave do të jetë prioriteti primar i saj gjatë këtij mandati.

Ajo ka thënë se është e rëndësishme që një nga kriteret e liberalizimit të vizave, ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, të përfundojë sa më parë dhe të mos ketë ngecje të mëtutjeshme.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, Ahmetaj ka premtuar se një rëndësi të madhe do t’i kushtojë edhe implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), agjendës për reforma evropiane si dhe anëtarësimit të Kosovës në programet e Bashkimit Evropian.

Ajo është zotuar se përvojën dhe njohuritë do t’i vë në funksion të avancimit të mëtutjeshëm të Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme