Ahmetaj e Mikser bisedojnë për procesin integrues

Prishtinë | 16 Maj 2017 | 15:48 | Nga

Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, priti sot në një takim pune, Ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser. Në këtë takim ministrja Ahmetaj dhe ministri Mikser biseduan për zhvillimet e fundit në Kosovë, marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe avancimin me agjendën evropiane.

Ministrja Ahmetaj, falënderoi Ministrin Mikser për ndihmën e vazhdueshme që ka ofruar Estonia për vendin tonë dhe për interesimin për të vazhduar përkrahjen për avancimin e administratës sonë.

Gjatë takimit u diskutua i integrimi evropian i Kosovës, më theks të veçantë avancimi në zbatimin e MSA-së, liberalizimit të vizave dhe qasjes së Kosovës në Programet e BE-së.

Po ashtu u diskutua edhe për përpjekjet e vazhdueshme që Kosova si shtet i ri ka bërë për shtet ndërtimin, perspektiva evropiane e Kosovës dhe përkushtimi i saj për të arritur standardet e kërkuara për integrimin Evropian.

Po ashtu, ministrja Ahmetaj dhe ministri Mikser diskutuan për zbatueshmërinë e asistencës së Estonisë në Kosovë. Me këtë rast Ministri Mikser nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të qeverisë së tij për procesin integrues të Republikës së Kosovës dhe ofroj mbështetjen e vazhdueshme në kuadër të reformave konkrete që Kosova duhet ndërmarrë gjatë procesit të integrimit evropian me qëllimin e vetëm, zhvillimin e vendit dhe avancimin me agjendën evropiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme