Ahmetaj: Kosova e përkushtuar në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal

Prishtinë | 29 Qer 2017 | 10:26 | Nga

Ministrja e Integrimit Evropian Mimoza Ahmetaj ishte pjesë e takimit të Bordit të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) që u mbajt në Dubrovnik të Kroacisë. Gjatë takimit u diskutua Strategjia e Evropës Juglindore 2020: Raporti Vjetor i Implementimit për vitin 2017.

Me këtë rast Ministrja Ahmetaj i njoftoi të pranishmit për reformat strukturore që i ka ndërmarrë Qeveria e Republikës së Kosoves, veqanërisht në përmirësimin e ambientit e të bërit biznes dhe krijimin e kushteve për konkurrencë dhe investime të huaja direkte. Një arritje tjetër e rëndësishme është edhe hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit e cila ka hapur dyert e tregut të madh të BE-së për prodhuesit Kosovar.

Gjithsesi, Ministrja Ahmetaj gjithashtu vlerësoi lart të dhënat e raportit dhe shprehu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si faktor i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

Për më tepër Ministrja Ahmetaj shprehu gatishmërinë e Republikës së Kosovës që të kontribuojë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal sfidë e cila është evidentuar edhe në raportin e fundit të bordit të RCC.

Të ngjashme