Ahmetaj: QNR-ja ka kryer punën e vet, i mbetet PZAP-së të hetojë ankesat

Prishtinë | 01 Kor 2017 | 14:12 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj, ka thënë për Ekonomia Online se ky institucion e ka kryer punën e vet sa i përket rinumërimit të votave që nuk janë përputhur me votat në qendrat e vendvotimeve.

Ndërsa ka thënë se rastet tjera tashmë i kanë kaluar PZAP-it e cila është duke i hetuar në mënyrë të pavarur.

“Të gjitha ato raste që QNR ka mundur t’i gjejë mospërputhjet i ka rregulluar dhe është bërë rinumërimi i tyre ku ato rezultate konsiderohen finale. Ato vendvotime ku nuk ka mundur t’i gjejë sepse gjithçka ka qenë në përputhje brenda numrit të nënshkrimeve, numrit të fletëvotimeve pra në shumicën e rasteve ku s’kemi mundur t’i hetojmë për shkak se gjithçka është përputhur, sigurisht janë objekt i hetimit nga PZAP”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se i gjithë materiali që është kërkuar nga PZAP-ja dhe se në bazë të kompetencave pritet të nxjerrin edhe vendimet.

“Pra QNR sot siguron materialet të cilat PZAP-i i kërkon. PZAP i bënë hetimet në mënyrë të pavarur. Puna jonë është që t’i sigurojmë materialet dhe nuk përzihemi në punë e hetimit, sepse kjo është kompetencë e PZAP-it dhe në bazë të kësaj kompetence i nxjerrin edhe vendimet”, ka thënë Ahmetaj për Ekonomia Online.

Kujtojmë se kandidatët për deputetë kanë deponuar në PZAP 65 ankesa për vjedhje votash, ndërsa vetëm 24 prej tyre janë bërë subjekt i hetimit dhe se rezultatet do të dalin të hënën.
.

Të ngjashme