Ahmeti: Astriti ishte aktivist politik dhe student shembullor

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka kujtuar Astrit Deharin si student shembullor dhe si një punëtor shembullor

Astrit Dehari ishte aktivist politik, aktivist i LVV, student shembullor dhe për një kohë edhe punëtor shembullor në Komunën e Prishtinës.

“Përveç temave të drejtorisë së shëndetësisë, vinte te unë në zyre gjithmonë kur kishte takuar ndonjë qytetar në hall nga gjendja ekonomiko-sociale dhe mendonte se duhet ti ndihmojmë. E shihte si qëllim jetësor ndihmën për njerëzit në nevojë”.

“Vdekja e tij në burgun e Prizrenit ku ishte dërguar dhe mbajtur padrejtësisht mbetet e pasqaruar. Dhe kjo është barrë jo vetëm për pushtetin e atëhershëm politik e administrativ, por barrë për secilin qytetar të Republikës. Barra dhe përgjegjësia vecse do të shtohen deri të zbulohen krejt rrethanat dhe krejt përgjegjësit e asaj çfarë ka ndodhur”.

“Por, sot, në tre vjetorin e vdekjes së hershme të Astritit, ta kujtojmë Astritin për njeriun që ishte, modest, punëtor, zë i butë për miqtë, e zë i fortë për drejtësi e barazi”.

Të ngjashme