Ahmeti dhe Haxhiu kërkojnë para nga qytetarët për fushatë

Prishtinë | 29 Maj 2017 | 18:12 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje edhe për këto zgjedhje po kërkon financa nga qytetarët, për siç pretendojnë ata ndryshimin e gjendjes në Kosovë.
Kësaj radhe, Shpend Ahmeti dhe Albulena Haxhiu kanë realizuar një video e cila është postuar në faqen e VV-së në Facebook.

“Qytetar, ndihma dhe angazhimi yt ka ndalur shumë projekte të dëmshme për vendin, por sot mund të jesh faktori kryesor për ndryshim. Kontribuo finciarisht për ta mbështetur fushatën e Vetëvendosjes”, ka thënë në video ish-deputetja Albulena Haxhiu.

“Vetëvendosja është afër fitores, bëhu pjesë e fitores, bëhu pjesë e ndryshimit. Çdo kontribut i yti do të bëhet në mënyrë transparente. Kontribuo me zemër”, ka thënë Shpend Ahmeti.

Kjo parti e ka shfaqur edhe linkun ku qytetarët do të mund të dërgojnë para që nga pesë euro.

Të dashur qytetarë,Lëvizja ka nevojë për ju. Që ta bëjmë ndryshimin së bashku, na duhet kontributi i secilit. Lëvizja nuk pranon para të pista sikur subjektet e tjera, prandaj i duhet ndihma e qytetarëve!- Ju lutem shpërndajeni këtë video, dhe kontribuoni në: https://donacion.vetevendosje.org/sq/

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Monday, May 29, 2017

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme