Ahmeti: Dhuna ma vështirëson qëndrimin në VV

Prishtinë | 30 Tet 2016 | 12:31 | Nga

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë në emisionin “Personale” në TV Dukagjini se njerëzit brenda Lëvizjes Vetëvendosje! e dinë se sa herë ka aksione të dhunshme ia vështirësojnë qëndrimin dhe veprimin brenda kësaj partie.

Ahmeti ka thënë se ka dallime mes tij dhe Albin Kurtit por këto dallime nuk e bëjnë që të mendoj asnjëherë që ta braktisë LV-në.

Sipas tij, Albin Kurti është politikani që lexon më së shumti dhe më idealist ndër të gjithë shqiptarët, gjë që nganjëherë e bënë jo pragmatik.

Kryetari i Prishtinës dhe një nga figurat kryesore të LV-së, Shpend Ahmeti, ka kërkuar që partitë opozitare dhe shoqëria civile të bashkohen kundër kapjes së shtetit. Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë mund të përmbysen strukturat që kanë kapur shtetin.

Ai në këtë kontekst ka përmendur edhe partinë e re nga Ilir Deda dhe Mimoza Kusari-Lila.

Ka thënë se edhe ky subjekt duhet të renditet për ndryshim dhe të mos përjashtohet mundësia e një koalicioni të përbashkët.

https://www.youtube.com/watch?v=68jfYnnHzho

Të ngjashme