Ahmeti: E festojmë Ditën e Evropës dhe jemi vendi më i izoluar

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 19:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Socialdemokrate (PSD) ka shënuar njëvjetorin e themelimit.Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, u shpreh i quditur se si shteti i Kosovës pushon ditën e Evropës kur ende nuk është pjesë e shtëpisë evropiane, raporton Ekonomia Online.

“Quditërisht e festojmë Ditën e Evropës dhe jemi vendi më i izoluar. Në vend se të punojmë më 9 maj për Evropën, ne e bëjmë pushim. Ua uroj Ditën e Evropës gjithë atyre që pajtohen me neve se synim kryesor është të bëhemi anëtarë të shtëpisë evropiane”, tha Ahmeti.

Ai tha se PSD-ja sot nuk mbush 1 vjet, pasi që ajo është themeluar më 1990, por sot shënohet 1 vjetori i riaktivizimit.

“Ne jemi për ta rrëzuar këtë Qeveri, e kemi thënë nga dita e parë. Jemi të vetmit që i kemi deponuar nënshkrimet, ne do punojmë të dalim në zgjedhje, le të i sjellin edhe ata nënshkrimet se çdo ditë që vazhdon kjo Qeveri nuk tregon rezultate për mirëqenien e qytetarëve”, tha Ahmeti.

Ahmeti ka përmendur nepotizimin e lartë në Kosovë, ku shumë herë personat profesionistë lihen anash që të punësohen militantë partiak.

“Qeveritë e tilla me nepotiziëm nuk punojnë për qytëtarët, por për interesat e tyre të ngushta”, tha ai.

Ahmeti tha se janë bërë shumë akuza ndaj PSD-së për ndarjen nga VV-ja, por që kjo ka ndodhur për shkak që ideali për të cilin kishin qëllim nuk ishte më i njëjti.

“Ne jemi të vetdijshëm që qytetarët janë të zhgënjyer me këtë ndarje. Edhe ne kemi qenë të mërzitur, por kur flasim për arsye te ndarjes mos i besoni atyre që thonë se e kemi bërë për interesa, i tërë stafi nuk e lëshon për interes. Ideali që kemi hyrë nuk ka qenë më i drejtë. Do të punojmë që t’ju tregojmë se ne nuk kemi ndryshuar në konceptet tona dhe nuk do heshtim nga çfarëdo akuze e pavërtete qe thuhet për ne”, tha ai.

Ahmeti ka përmendur edhe të arriturat e tij në krye të Komunës së Prishtinës.

Deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina, para të pranishmëve ka treguar për veprimet që janë ndërmarrë nga PSD-ja në Kuvendin e Kosovës.

“Kemi bërë interpelanca për të penguar kontratën “Counture Global” që nuk sjellë përfitime për qytetarët, kemi iniciuar komisione hetimore, kemi shtyrë përpara reforma të rëndësishme si ajo për pensione. Kjo reformë pensionale do të garantojë pensione të dinjitetshme, do të kursejë miliona euro e këto para do të mund të investoheshin për krijimin e vendeve të punës”, tha Pantina.

Pantina tha se PSD-ja, luftën kundër korrupsionit, e ka prioritet dhe është duke punuar kundër kësaj dukurie.

“Korrupsioni është problem sepse po pengon investimet e huaja, po bëhet pengesë për shëndetësi më të mirë, për arsim cilësor, po dëmton ndërmarrjet publike”, tha ajo.

“PSD-ja e ka bërë prioritet luftën për korrupsion duke filluar me gjyqësorin, zgjidhja është vettingu”, shtoi Pantina.

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, tha se në punën e tij në Komunë është duke u munduar t’i parandalojë veprimet ilegale që bëhen në kryeqytet.

“Ne jemi që t’i ndalim ndërtimet pa leje, të mos lejojmë uzurpimin e hapësirës publike, të mos lejojmë të prehen pyjet ilegalisht, të vendosim rend dhe rregull në transportin e ushëtarve e mallrave dhe të vendosim rend dhe rregull në kryeqytet”, tha Tahiri.

Ai ka treguar punën e Komunës që ka bërë gjatë viteve sa është duke qeverisur PSD-ja.

Asamblisti i PSD-së në Komunën e Prishtinës, Nol Nushi, tha se ndjehet i lumtur që ka një masë kaq të madhe të simpatizantëve të PSD-së në këtë 1-vjetor, ndërsa i përshendeti miqtë dhe dashamirët e PSD-së që po e ndjekin këtë aktivitet përmes rrjeteve sociale.

“Këta miq që nga 9 maji na kanë mbajtë shumë derte se PSD-ja është e dobët, është e vogël por kjo na tregon se PSD-ja është e fortë dhe po vazhdon rritjen e saj”, tha Nushi.

Drejtuese e organizimit në terren, Teutë Rrusta, tha se PSD-ja është munduar që të ketë anëtarësime nga dy gjinitë dhe kështu të arrijë barazinë gjinore, si dhe tregoi për hapjen e degëve të reja

“Gjatë një viti kemi krijuar degë dhe kemi filluar aktivitete në qytetet e Kosovës. Janë 17 degë të krijuara deri tash dhe tashmë është krijuar një horizont i ri për Partinë Socialdemokrate dhe nuk ka dyshim se ka hapësirë për të gjitha grupet e margjinalizuara”, tha Rrusta.

Të ngjashme