Ahmeti është i fokusuar rreth punëve në Prishtinë, s’flet për deklaratat e Thaçit për kufijtë

Prishtinë | 10 Gus 2018 | 10:48 | Nga Tirana Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), njëherit edhe kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk ka komentuar deklarimet e fundit të presidentit Hashim Thaçi, rreth korrigjimit të kufijve Kosovë – Serbi, raporton Ekonomia Online.

I pari i PSD-së, thotë se është duke u marrë me korrigjimin e numrit të nxënësve nëpër shkollat e Prishtinës, duke mos dashur të flas për atë që Thaçi po e proklamon kohëve të fundit.

Kreu i Prishtinës shtoi se për të është më mirë që të rregullojë punën në komunë që udhëheq.

“Na po merremi me korrigjimin e numrit të nxënësve nëpër shkollat e Prishtinës, Thaçi le të flet atje. Mendoj se për këto tema kemi fol mjaftueshëm”.

“Ma mirë t’i rregullojmë punët tona në Prishtinë që i kemi”.

Këto komente ai i bëri gjatë vizitës në shkollën e re në lagjen Arbëria që do të përurohet në shtator, raporton EO.

Të ngjashme