Ahmeti fillon takimet për dialogun, merr mbështetje nga Italia

Prishtinë | 21 Dhj 2018 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Socialdemokrate dhe bashkëdrejtuesi i delegacionit shtetëror për dialogun Shpend Ahmeti, ka pritur sot në Prishtinë, ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Shpend Ahmeti e njoftoi diplomatin italian me planin e punës dhe me përkushtimin e delegacionit shtetëror, për transparencë gjatë procesit të dialogut.

Duke e shprehur mbështetjen e Republikës së Italisë për dialogun, z.Piero Cristoforo Sardi përshëndeti konsensusin e arritur dhe formimin e delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme