Ahmeti hyri në Itali me pasaportë të Shqipërisë, kjo e komplikoi rastin

Prishtinë | 18 Gus 2017 | 11:43 | Nga

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, që po mbahet nga mbrëmë në Aeroportin e Milanos nga Policia italiane ka ngatërruar punë edhe më shumë pasi ka hyrë në shtetin italian me pasaportë të Shqipërisë.

Gazeta Express merr vesh se pasi e kanë ndaluar Ahmetin, policia kufitare italiane e ka kontaktuar Ambasadën e Shqipërisë.

Por, nga dita e sotme me rastin po merret konsullata e Kosovës në Milano. Ahmeti është ndaluar nga italianët pasi një person me emër të ngjashëm që kërkohet nga Spanja është gjetur në sistemin Schengen.

Vetë Ahmeti mbrëmë ka arritur të bëjë një postim duke e rrëfyer për ndalesën. Ndërkohë që është ankuar për “maltretim nga Schengeni” duke thënë se italianët kanë mundur ta “verifikojnë në Google” se është kryetar i Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme