Ahmeti i bindur se Qeveria Kurti do të sjellë ndryshime, por jo siç janë pritjet e qytetarëve

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 12:37 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti pret që Qeveria e re e udhëhequr nga Albin Kurti të sjellë ndryshime për vendin.

Ahmeti në një intervistë për Ekonomia Online, tha se Kurti do të qeverisë ndryshe me vendin nga partitë që kanë pasur pushtetin deri më tani. Por Ahmeti është skeptik se Kurti ka mundësi t’i përmbush pritjet e qytetarëve.

“Pritjet janë shumë të larta dhe zakonisht kur janë të larta në një shtet që e ka buxhetin relativisht modest, prej të cilave afro 70 për qind e buxhetit janë shpenzime rrjedhëse, si paga, mëditje dhe shërbime që nuk kemi ka të levizim, atëherë na mbetët pak hapësirë manovrimi për të bërë të gjitha ato i kam lexuar në programin qeverisës”, ka thënë ai.

I pari i kryeqytetit shpreson që të ketë trajtimin e duhur nga qeveria Kurti. Thotë se çdo gjë që i nevojitet Prishtinës, duhet ta gjejë përkrahjen e Qeverisë së re.

“Si kryetar i Prishtinës së pari mendoj për Prishtinën dhe shpresoj që të kemi trajtimin e duhur që e meriton kryeqyteti si në aspektin e investimeve por edhe në kërkesat që i ka Prishtina. Ne nuk jemi vetëm i prishtinasve por jemi nikoqir edhe i administratës qendrore, edhe në aspektin ekonomik jemi kryeqendër, pra të gjitha që i nevojiten Prishtinës, do të ishte mirë që gjejnë përkrahje nga Qeveria e re e Kosovës”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti, që dikur e kishte shef partie Kurtin, thotë se duhet të jetë bashkëpunimi siç ishte me kryeministrat e kaluar, raporton EO.

“Për mua nuk ka ndikim në aspektin e Prishtinës. Kemi bashkëpunuar dhe kemi treguar korrektësi me çdo qeveri edhe kur i kemi pasur kundërshtar politik, pra kam qenë kryetar i Prishtinës ku ka qenë kryetar Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe jam ende kryetar që është Albin Kurti dhe për të gjithë, Prishtina vazhdon të jetë e njëjtë, pra ne i mbrojmë interesat e kryeqytetit, pra siç jam unë kryetar i të gjithë prishtinasve pa dallim partie, pres që edhe Albin Kurti të jetë kryeministër i gjithë Republikës së Kosovës”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme