Ahmeti i reagon Rizvanollit: Ndalimi i prodhimit të kriptovalutave tregon mosnjohuri bazike

Prishtinë | 05 Jan 2022 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka marrë vendim për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në Kosovë. Ky vendim nuk është pritur mirë nga shumë qytetarë që merren me këtë veprimtari, e në mesin e personave që kanë kundërshtuar këtë vendim është edhe ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Sipas tij, ndalimi i prodhimit të kriptovalutave tregon mosnjohuri bazike.

“Kriptovalutat duhet të rregullohen dhe mbikqyren, por vendimi i tillë vecse shkakton kosto të cilën qeveria nuk po e kupton”, shkruan ai ndër të tjera.

Reagimi i tij i plotë:

Ndalimi i prodhimit të kriptovalutave për të kursyer rrymë tregon mosnjohuri bazike të procesit të Mining dhe blockchainit në përgjithësi.

Kriptovalutat duhet të rregullohen dhe mbikqyren, por vendimi i tillë vecse shkakton kosto të cilën qeveria nuk po e kupton!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme