Ahmeti ia dorëzon detyrën Ramës: Flejë sonte se të presin punë, telefonin e kam qel me të ndihmuar

Prishtinë | 07 Dhj 2021 | 11:08 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ia ka dorëzuar zyrtarisht detyrën kryetarit të ardhshëm Përparim Rama, raporton Ekonomia Online.

Ahmeti me këtë rast e ka këshilluar Ramën që të flejë sonte ngase për katër vjet e presin shumë punë.

Madje ai i ka premtuar se telefonin çdo herë do ta mbajë të hapur sa herë që ai ka nevojë për ndihmë.

“Flejë sonte sepse tash 4 vjet pak gjumë do të keni. Sukses në punë”.

“Unë nuk të përzihem në punë, por telefonin qel e kam me të ndihmuar”.

Ish-kryetari Ahmeti tha se pret që Rama të bëjë më shumë punë se qeverisja e kaluar.

“Ato problemet më të mëdha që ka Prishtina nuk janë urgjencë e parë. Duhet me nënshkruar 20 dokumente që kur të hyn në zyrë”.

“Sa më shumë njerëz në asamble. Nevojitet gjithmonë shumicë. Besoj se ju mund të bëni më shumë se ne. Sa më shumë të jeni të hapur aq më mirë”.

Kryetari i ardhshëm, Përparim Rama ka thënë se Prishtina është qytet i karakterit unik, raporton EO.

Ai tha se do t’ia dalin 4 vjet duke shpresuar se do të qeveris edhe katër vjet të tjera.

“Mendoj që fokusi jonë do të jetë përbashkimi i të gjithëve në të mirën e qytetarëve të Prishtinës”.

“Ne e kemi kaosin urban dhe duhet ta luftojmë së bashku. E di që në aspektin e financave si sfida më e madhe nuk kemi sfida. Nuk kam dyshim që do t’ia dalim 4 vjet e poashtu edhe 8 vjet”.

Rama tha në aspektin e koalicionit jemi të hapur për bashkëqeverisje me secilën parti.

“Koalicioni i gjerë është për të mirë të qytetarit të Prishtinës. Sa i përket kush kënd do ta ftojë Erionin prej Tiranës”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme