Ahmeti ironizon me doktoratën e Lladrovcit

Prishtinë | 06 Dhj 2016 | 13:40 | Nga

Udhëheqësi i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka ironizuar me nivelin arsimor të krerëve të shtetit, si dhe kandidatit për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Teksa thekson titullin e kryeministrit Isa Mustafa si profesor akademik, atë të presidentit Hashim Thaçi si magjistër dhe Doctor Honoris Cusa, Ahmeti thotë se duke i shtuar edhe titullin e Lladrovcit doktor shkence, e bëjnë Kosovën të jetë e para në Evropë për udhëheqësi dhe do të duhej të printe edhe me zhvillim.

Por, përkundër kësaj, Kosova ka një sistem arsimor me rezultate të dobëta, të cilat do të shihen më vonë.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të Ahmetit:

Kryeministri Profesor Akademik, Presidenti magjister dhe Doctor Honoris Causa, e Kryetari i Kuvendit magjister she student i dalluar i Sheffield. Besa edhe në një nga komunat mesatare kandidati për kryetar Lladrovci doktor shkence i Shkencave Juridike.

Me udhëheqësi me këta tituj sigurisht jemi të paret në Evropë dhe shteti ynë do të duhej të printe me zhvillim.

Mandej e sheh që sistemi jonë arsimor i treti për nga fundi në krahasim me 77 shtete tjera.

Vlera të kthyera mbrapsht.

Urgjenca më e madhe reforma në arsim ku rezultatet do ti shohim pas njê dekade përndryshe do të mbesim të izoluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme