Ahmeti: Janë krijuar gjashtë komisione për temat e dialogut, taksa nuk hiqet

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 14:36 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shpend Ahmeti, bashkëkryenegociator në dialog me Serbinë tha se bisedimet mes të dyja shteteve janë në fazën fillestare, por nuk pret që të marrëveshje dhe njohje të ndërsjellët, raporton Ekonomia Online.

Ahmeti tha se janë krijuar gjashtë komisione të cilat do të merren me temat më të rëndësishme të dialogut.

“Janë krijuar Komisioni për të zhdukurit, komisioni për prona, komisioni për trashëgimi kulturore, komisioni për të drejta të minoriteteve, komisioni për krime të luftës, komisioni për ekonomi”.

“Jam skeptik se do ketë marrëveshje me Serbinë, nuk besoj se do të ketë marrëveshje gjasat janë larg”.

Sipas tij, në këtë fazë taksa ndaj produkteve serbe dhe atyre nga Bosnja nuk do të hiqet, ngase ai thotë se Kosova më nuk është shtet që kush të dojë mund të ndikojë.

“Nuk jemi shtet i lodhur që kur do të na shkel Serbia e për një veprim tonin të qohet krejt bota me na thënë hiqeni. Jemi të gatshëm të ndihmojmë edhe kryeministrin për të marrë një vendim të duhur, por për njëherë nuk janë kushtet për ta hequr këtë taksë”.

“Kushtet që janë përmendur në media në lidhje me shkëmbim territoresh për njohje, qëndrimi im personal që nuk duhet fare të konsiderojmë opsion ku ne japim territor për njohje”, tha ai.

Kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD) në një konferencë për media në selinë e kësaj ka folur për punën e ekipit negociator si dhe dokumentet e pranuara nga presidenti Hashim Thaçi.

Ahmeti ka sqaruar se në dokumentacionin e pranuar nuk përmendet se ekziston asnjë draft-marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

 “Është e qartë kjo kohë e krijimit të delagcionit ka qenë ideja mbledhë më shumë fakte e informacione se çka ka ndodhë deri më tani për të kuptuar rreth temave të përfolura se a ka marrëveshje të dakorduar mes dy presidentëve që flet gjoja për ndryshim të kufijve e parimeve tjera tashmë është e qartë se pas takimit me Mogherimin që kemi pasë dhe letrat zyrtarë kemi kërkuar të na dorëzohet dokumentacioni për procesin e deritanishëm të dialogut”, tha Ahmeti.

“Kemi konstatuar se kjo fazë është në pjesën fillestare në Bruksel na është thënë se nuk kemi asnjë dokument dhe presim nga pala kosovare me pas me shkrim zyrtar për temat dhe pozicionet dhe tani ne do t’i përgatisim për temat që duhet të trajtohen dhe na është konfirmuar me shkrim e takim se nuk ka asnjë draft e marrëveshje dhe tani është detyrë e delagcionit me negociuar siç kërkon rezoluta e Kuvendit”, tha ai.

Ahmeti tha se para seancës do të dorëzohet platforma në Kuvendin e Kosovës, raporton EO.

“Kemi pranuar dokumentacionin një draft marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, por tashmë nuk presim asnjë informatë shtesë dhe besoj se gjatë javës në vijim do ta dorëzojmë platformën në Kuvend platforma do dërgohet posa të filloj sesioni pranveror para seancës do të jemi në gjendje ta dorëzojmë platformën që është e bazuar në Kushtetutën e Kosovës”.

Ai tha se qëllimi i dialogut është për mbylljen ë procesit të njohjes, nëse nuk është e mundur kjo atëherë është humbje kohë.

“Ky dialog nuk është pa qëllim, nuk është si dialog teknik, ky dialog ka qëllim ta përmbyll procesin e njohjes se ndërsjellët mes Kosovës e Serbisë nëse nuk ka njohje për ne ky dialog as që ka kuptim e as meriton të humbim kohë sepse Kosova është përfshirë disa valë të kompromiseve”.

“Kompromiset e fundit në Bruksel e në Vjenë janë mjaftueshëm me siguruar njohjen sepse nuk ka vend në botë që ka të drejta për minoritetet e veta se sa Kosova”.

Ahmeti për deklaratat e Arbën Abrashit tha se ai ende nuk po mund ta marr vetën pas humbjes së tij për udhëheqjen e Prishtinës.

Të ngjashme