Ahmeti kërkon që Kosova të largohet nga bisedimet me Serbinë, pasi Vulin e fyeu presidenten Osmanin

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 20:50 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i çështjeve politike, Arben Ahmeti, ka kërkuar nga përfaqësuesit e institucioneve kosovare që të largohet nga tavolina e bisedimeve me Serbinë, derisa të shkarkohet ministri serb, Aleksandër Vulin, ose të kërkojë falje për fyerjen publike që sot ia bëri presidentes Vjosa Osmani.

“Qe nje vendim taktikisht i menqur: Kosova terhiqet nga tavolina e bisedimeve deri ne shkarkimin e Aleksander Vulin ose kerkim faljen publike per fyerjen ndaj presidentes”, ka shkruar Ahmeti.

Vulin ka përdorur fjalë të poshtëra karshi presidentes së vendit, Vjosa Osmani, duke i thënë se “po të kishte fytyrë aq sa ka stomak, do të përkulej para shtëpisë së verdhë”.

Të ngjashme