Ahmeti: Edhe zyrtarët shtetërorë t’i nënshtrohen testit PISA

Prishtinë | 08 Dhj 2016 | 12:40 | Nga

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë një propozim që disa prej zyrtarëve të shtetit t’i nënshtrohet testit të organizatës PISA.

“A bën që çdo deputet, ministër, zv. ministër, e kryetar komune ti nënshtrohet PISA testit?”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.

Para disa ditëve në testimin e PISA nxënësit nga Kosova kanë dalë thuajse të fundit në shkrim, matematikë dhe lexim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme