Ahmeti: Kosova kthehet me njohje nga dialogu

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 12:27 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bashkë-kryenegociatori i dialogut me Serbinë, Shpend Ahmeti, tha se nga dialogu Kosova do të kthehet me njohje, raporton Ekonomia Online.

Ahmeti në një konferencë për media pas takimit koordinues për temat e dialogut, tha se më nuk do të ketë dialog teknik.

“Do ta ndërtojmë si praktik që edhe para takimeve dhe pas takimeve në Bruksel për të diskutuar mbi mesazhet qe i kemi dërguar. Është e qartë qe pas takimit në Bruksel ne i kemi dosa objektiva më të qarta, e para është se më nuk ka dialog teknik, është e qartë de ky dialog rezulton me njohje të ndërsjella. Nëse nuk ka njohje e as perspektive për OKB,  s’ka asnjë marrëveshje tjera. Kemi informuar edhe për krijimin e 6 komisioneve për tema që priten të ngritën. Sot në Kosovë fillon vizitën një i dërguar i Mogherinit. Është e qartë qe do të kemi një dialog intensiv”, u shpreh Ahmeti.

Sipas Ahmetit, ideja është që të kemi një emërues të përbashkët, sipas tij, duhet të jetë edhe kyçja e LDK-së në këtë proces.

“Arsyeja e krijimit të delegacionit shtetëror ka qenë të ndërtohet konsensus i përbashkët. Ne kemi dallime por ideja është që ta kemi një emërues të përbashkët që pastaj të mos kemi nevojë për presione, dhe këtu e shohim edhe kyçjen e LDK-së. Këtu po folët për Kosovën për organizimin tonë shoqëror. Po thonë qe janë të gatshëm me u ul me Vuçiqin po jo me neve, çfarë është kjo papërgjegjësi. Nuk ka pas ndonjë refuzim nga presidenti për temat që janë biseduar, ndërkohe i kemi marr edhe disa tema që kanë qenë të hapura”, u shpreh Ahmeti.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Deklarimet pas takimit koordinues ku u diskutuan temat e dialogut Kosovë-Serbi, takim ky i thirrur nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli

Posted by EkonomiaOnline on Monday, January 14, 2019

Të ngjashme