Ahmeti: Kur më kritikon PDK-ja, e di se jam në rrugë të drejtë

Prishtinë | 13 Gus 2017 | 13:09 | Nga

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shkruar një status në faqen e tij në Facebook, duke iu përgjigjur akuzave të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, e cila sot gjatë një konference e akuzoi atë për keqpërdorim të parave të qytetarëve.

Ahmeti nuk e ka përmendur fare PDK-në, por statusi i tij iu referohet qartë zyrtarëve të kësaj partie.

“Kur te akuzuar për korrupsion e uzurpatorë të tokave flasin me akuza për komunën tonë e di që jemi mirë e në rrugë të drejtë”, ka shkruar Ahmeti.

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, sot ka prezantuar “humbjet e dhjetëra miliona eurove” të qeverisjes së Shpend Ahmetit, sikur u tha, për shkak të paaftësisë së tij, keqmenaxhimit dhe keqplanifikimit të buxhetit të Komunës së Prishtinës.

Asamblisti i PDK-së në Prishtinë, Muhamet Selmani, ka thënë se nëse analizohet buxheti i Komunës së Prishtinës, që ishte planifikuar në këto katër vjet, shihet se Shpend Ahmeti gjatë tërë kohës i ka shërbyer vetëm partisë së tij dhe jo qytetarëve të Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme