Ahmeti: Marrëveshja Kosovë-Serbi të bëhet me Albin Kurtin kryeministër, ose të lëshojë rrugë

Prishtinë | 23 Jan 2020 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Analisti, Arben Ahmeti, ka thënë se tash e sa vite gjitha partitë politike në vend kanë tentuar të zvarrisin marrëveshjen me Serbinë kështu duke krijuar krizë institucionale.

Ahmeti përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se është koha që liderët të marrin përgjegjësi karshi proceseve dhe të një marrëveshje të mundshme.

Ai shtoi se VV duhet të marr përgjegjësi për krijimin e institucioneve, ndërsa shton se dëshira e tij është që kjo marrëveshje të bëhet me Albin Kurtin si kryeministër.

Sipas Ahmetit, Kurtit i mbetet të tregoj nëse do të marr përgjegjësi, ose të lëshojë rrugë.

Shkrimi i tij i plotë:

Partite politike ne Kosove kane provuar qe marreveshjen me Serbine ta shtyjne duke krijuar krize institucionale.

Ne cfaredo rrethane ikja nga pergjegjesia e edhe marreveshja eshte qyqarllek.

Burrshtetasit nuk ikin. Ndertojne institucione dhe perballen me pergjegjesi karshi proceseve dhe edhe marreveshjes se mundshme. Kriza nuk eshte zgjidhje.

VV duhet te tregoj nese do te marr pergjegjesi.

Personalisht do te doja qe marreveshja e mundshme te behet me Albin Kurtin kryeminister. Nese ai ka vullnet kjo duhet te realizohet. Nese jo, duhet leshuar rruge.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme