Ahmeti: Me Pacollin nënshkruam marrëveshje programore, jo ndarje të kulaçit

Prishtinë | 09 Nën 2017 | 13:11 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shpalosur para studentëve të kolegjit ‘’ISPE’’, planprogramin e tij. Ahmeti i ka përmendur 12 zotime, për të cilat thotë se iu ka thënë qytetarëve t’i mbajnë në xhep, raporton Ekonomia Online.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për marrëveshjen politike të nënshkruar me Aleancën Kosova e Re (AKR)-në, në Prishtinë për të cilën thotë se është thjesht një marrëveshje programore dhe jo ‘’ndarje e kulaqit’’.

‘’Me AKR-në, jemi në koalicion që dy vjet e gjysmë, kemi arritur të punojmë për barazinë sociale, prej shujtave për fëmijë se si ipen, për lirimin për kategori sociale. Sot nëse je rast social nuk paguan për asnjë shërbim, kur i kemi largu krejt familjet prej kontenjerëve në ‘’Fushën e Pajtimit’’. Kjo është bërë në koalicion me AKR-në. Nëse i shikon votat e Selim Pacollit, pjesa më e madhe e votave vijnë prej pjesëve të varfra të qytetit, Kolovicë, Hajvali.  Kemi nënshkruar marrëveshje programore, jo ‘’ndarje të kulaqit’’. Kam dëshirë t’i fitojmë 60 përqind në Kuvendin Komunal’’, tha Ahmeti.

Ahmeti ka përmendur edhe projektet të tjera të cilat synon të realizoj, duke komentuar edhe çështjen e ndërtimit të stadiumit, për të cilin thotë se duhet të ndërtohet në Bërnicë.

‘’60 milionë eurot e Komunës së Prishtinës pretendojmë t’i ndajmë në mënyrë shumë më të mirë sesa ka qenë në vitin 2013, duke e mbrojt të dobëtin prej të fortit dhe duke i ofruar shtresës që ka nevojë gjërat elementare. Nuk mundesh me hyp në katin e 10- të pa kalu në katin e parë. Ne mund të flasim për metro por është hajgare, prej podrumit kemi dalë në përdhese. 50 për qind e Prishtinës nuk ka kanalizim. Ne i vendosim 12 zotime edhe iu kemi thanë qytetarëve të mbani në xhep këto zotime se shihemi në 2017-tën, e këqyrim çka kemi bërë  e çka mund të bëjmë”.

“Parkingu në Prishtinë prej janarit do të fillojë të paguhet në qendër për ata që s’janë në lagje. Stadiumin e kemi gati edhe pak, por nëse e ndërtojmë stadium me 40 milionë euro është mirë me ndërtu në Bërnicë për shkak të autostradës, mund ta gjallnojmë atë pjesë. Nuk shoh arsye as politike as elektorale’’, është shprehur kandidati për kryetar të Prishtinës.

Të ngjashme