Ahmeti: Mos votoni për ata që s’i zë dera duke ikur kur në pyetje është mbrojtja e Kosovës

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 20:18 | Nga Ekonomia Online

Kryetarit të kryeqytetit dhe të PSD-së, Shpend Ahmetit, i është dukur i drejtë vendimi që të përmbyllet fushata në Gjakovë.

Ai madje tha se aty ka më shumë simpatizantë se në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

“Programi ynë që është për qytetarin e Kosovës do të ketë siguri sociale, pagë minimale 250 euro dhe do të ketë siguri 100 për qind për shtet”.

“Ne do ta përmbyllim si e filluam. Arsyeja pse është e nevojshme të votohet numri 119 është e thjeshtë. Të dielën nuk po votoni për individë apo për këta kandidatë të mrekullueshëm, nuk po votoni vetëm për Ramush Haradinajn kryeministër, por po votoni për të mbrojtur Kosovën në kufijtë ekzistues. Po votoni për ta mbajtur Kosovën në territorin e saj”.

“Dhe nuk vjen ky moment më. Kemi menduar që 99-ta do të përfundojë për shumicën e politikanëve dhe qytetarëve, por ka njerëz që ende mendojnë se për Kosovën ne duhet t’i kërkojmë falje tjetërkujt për atë që ka ndodhur në vitin 1999”.

“Është bërë një presion i jashtëzakonshëm dhe fatkeqësisht edhe pse po na thonë se na ka ardhur prej jashtë dijeni që presionin më të madh e ka pasë prej brenda. Janë munduar ta pengojnë në punën e tij dhe kur erdhi puna Haradinaj tha nuk ma ndien për karrigen time. Edhe pas kësaj kanë dashur ta shantazhojnë me gjëra të tjera”.

“Sikurse ndodhi në luftë edhe me një pjesë të madhe, Haradinaj e ka përzgjedhur Kosovën para vetes karriges dhe postit. Nuk na vyen asgjë posti as mua as kryetarit të Prishtinës e as Haradinajt kryeministria kur Kosova s’është mirë”.

Njëjtë sikur partneri i tij i koalicionit edhe Ahmeti kritikoi ata që po kundërshtojnë taksën ndaj Serbisë.

“Nuk po e kërkojmë votën që të na ndihmoni për poste, por për Kosovën. Të tjerët janë të gatshëm për ta hequr taksën. Dikush për pesë minuta, dikush po thotë reciprocitet e dikush po e heq ende pa ardhur në pushtet”.

“Të dielën më 6 tetor pasnesër, ju familjet tuaja, miqtë të gjithë drejt kutive dhe mos e harroni numrin 119. Mos votoni për të korruptuarit që duan ta luftojnë korrupsionin, paramendo PDK ta luftojë korrupsionin. Të tjerët jo që s’mund ta çkapin shtetin, por kanë ikur ende pa ardhur në pozitë”.

“Mos votoni për ata që s’i zë dera kur vjen në pyetje mbrojtja e Kosovës”.

Të ngjashme