Ahmeti-Mustafës: Mjaft me propaganda koti më

Prishtinë | 07 Tet 2017 | 12:52 | Nga

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj deklaratës së ish-kryeministrit dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Ahmeti ka kërkuar që propaganda e Lidhjes Demokratike të ndërprehet sepse sipas tij, tashmë nuk mund të fshehen veprimet.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Isa Mustafa duhet me dijtë që sot shumë lehtë në internet mundesh me i pa krejt ngjarjet politike në vitet e fundit edhe në qoftë se nuk ke jetu në Kosovë. Nuk është si në kohën e Jugosllavisë. Sot paska thënë që VV është me PDK. Qe gati 15 vite, në intervale të ndryshme LDK dhe PDK kanë bashkëqeverisur. Së fundmi në qeverinë e fundit Isa na i la bakshish Hashim Thaqin President e Kadri Veselin Kryetar Kuvendi. Në Kuvendin Komunal të Prishtinës qe tre vite e edhe më tutje mjafton me ja mshel synin Agim Gashi Lirakut e anasjelltas për me blloku gjana. Përpara ndoshta edhe keni arrit me mshef veprime të kaluara por sot jo. Mjaft me propaganda koti më”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme