Ahmeti në Prizren: Është koha e Vetëvendosje!-s

Prizren | 06 Qer 2017 | 18:34 | Nga
Kryetari i Prishtinës dhe kandidati për deputet, Shpend Ahmeti, në fjalimin e tij në tubimin zgjedhor të Prizrenit, ka thënë që ndjehet shumë i lumtur me pritjen në këtë qytet.
Ahmeti ka thënë se pjesëmarrja në këtë tubim është mesazhi më i mirë për ata që thonë se rrëzimi i klanit “Pronto” është i pamundur. Ai ka numëruar disa nga sukseset e qeverisjes së Prishtinës,
“Sot, Prishtina ka më shumë çerdhe, shujta për fëmijët, transport falas për të moshuarit dhe të transformuar komplet, qendra të mjekësisë familjare që funksionojnë, por më me rëndësi është se nuk ka korrupsion në Komunën e Prishtinës dhe kemi luftuar krimin e organizuar”, tha Ahmeti, duke shtuar se meritorët për këtë janë më së shumti aktivistët e VV-së.
“Ne i kemi provu që 17 vjet këto parti. Pra kombinimet e tyre i kemi pa, s’ka kombinim të tyre që nuk e kemi provu. Në një mënyrë a në një tjetër të gjitha këto parti e kanë qeverisë shtetin në Kosovë. Dhe tani kemi Kosovën si shtetin më të varfër në Evropë. Pra boll ma me këto parti. Është koha jonë”, tha Ahmeti para prizerenasve.
.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme