Ahmeti njofton se shërbimet janë reduktuar por nuk janë ndërprerë

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se ka marrë të gjitha masat mbrojtëse kundër Coronavirusit.

Ahmeti njoftoj se janë reduktuar por nuk janë ndërprerë shërbimet për qytetarët, sic tha ai ato janë duke u ofruar në dy objeket e Komunës së Prishtinës.

Ahmeti kërkoj për kujdes të shtuar në mbrojtjen e të tjerëve.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Komuna e Prishtinës i ka marrë të gjitha masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19 duke i aplikuar të gjitha vendimet dhe udhezimet e Qeverisë dhe Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës.

Janë reduktuar por nuk janë ndërprerë shërbimet për qytetarë në asnjë prej Drejtorive.

Shërbimet për qytetarë janë duke u ofruar në të dy objektet e Komunës së Prishtinës.

Bashkesitë lokale do të jenë të mbyllura përveç atyre në Ulpianë, Dardani , te Xhamia e Llapit dhe Taslixhe ku qytetarët mund të pajisen me dokumente të gjendjes civile, nëse kanë nevojë.

Kujdesi i shtuar në këtë situatë, na ndihmon të mbrojmë veten dhe të tjerët!

Të ngjashme