Ahmeti: Nuk arritëm të dakordohemi për rrugën përpara

Prishtinë | 15 Jan 2018 | 21:43 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se në mbledhjen e jashtëzakonshme të Lëvizjes Vetëvendosje, ka mospajtime të theksuara.

Ai e pranoi për gazetarët, pas rreth 5 orë e gjysmë bisedimesh në selinë e VV-së, se “dy grupet” nuk kanë arritur që të dakordohen për rrugën përpara, raporton Ekonomia Online.

“Ne që jemi mësu me mbledhje të VV-së, kjo ishte e shkurtër… Ka mospajtime të theksuara, nuk kemi arritur që të dakordohemi për rrugën përpara”.

“Por, u dakorduam të vazhdojmë diskutimet… Të ndarë jemi gjithë më të dobët”, deklaroi Ahmeti.

“Janë diskutuar qe një kohë këto çështje. Kemi tema të rëndësishme në Kosovë. Do të vazhdojmë diskutimet për Gjykatën Speciale; një problem që është prezent që një kohë të gjatë dhe është vështirë të tejkalohet”.

Shpend Ahmeti u paraqit para gazetarëve së bashku me Glauk Konjufcën, pas mbledhjes së anëtarëve të Kryesisë së VV-së dhe Grupit Parlamentar të VV-së.

Kjo është hera e parë që janë mbledhur në një vend dy krahët e përçarë të VV-së.

Konjufca: VV do të ketë qëndrine të unifikuara për tema nacionale

E Glauk Konjufca, i cili është anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, dhe pritet t’i qëndrojë besnik Albin Kurtit, tha se Vetëvendosje do të ketë qëndrine të unifikuara për tema nacionale.

“Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit është Gjykata Speciale dhe LVV do të ketë qendrim të përbashkët dhe të harmonizuar. Do të ishte e mirë për Kosovën që qëndrimet të ishin të unifikuara”.

Në mbledhje munguan dy nga të dorëhequrit: Aida Dërguti e Faton Topalli,

Të ngjashme