Ahmeti: Nuk është normale çka po ndodh në VV, të dorëhequrit janë ende anëtarë të partisë

Prishtinë | 09 Jan 2018 | 13:37 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar dorëheqjet e fundit në Vetëvendosje. Sipas tij, të dorëhequrit mbesin ende anëtarë të partisë pavarësisht largimit nga pozitat.

“Janë çështje që ende po diskutohen brenda organeve ne kemi mbajt mbledhjen të kryesisë besoj që do të ketë edhe një mbledhje tjetër të kryesisë dhe grupit parlamentar dhe mendoj se ka ndodh një keqinterpretim që dorëheqjet prej pozitave janë diskutua si dorëheqje prej VV, deri me tani të gjithë këta qe kanë dhënë dorëheqje mbeten anëtarë të LVV-së”, tha Ahmeti.

Ndonëse sipas tij, nuk është bash normale ajo çka po ndodh me VV.

“Nuk është bash normale ajo çka po ndodh me VV, por është e drejtë e secilit se a don të mbajë pozitë udhëheqëse apo jo, a duan të jenë anëtarë të kryesisë apo jo, besoj që këto çështje duhet të diskutohen dhe do ju mbajmë te informuar rreth ndryshimeve dhe gjërave që ndodhin në lëvizje”, tha ai.

Këto komete ai i bëri gjatë takimit me kreun e ekzekutivit Ramush Haradinaj, raporton EO.

Të ngjashme