Ahmeti s’komenton se kur platforma për dialog me Serbinë do të jetë gati

Prishtinë | 12 Shk 2019 | 10:41 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bashkëkryesuesi i ekipit negociator në dialog me Serbinë, Shpend Ahmeti, nuk ka dashur që të komentojë se kur do të jetë gati platforma që pritet t’i dorëzohet Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Ahmeti derisa ka ushtrua padi nga Lëvizjes Vetëvendosje për shpifje lidhur me tenderin për qumështin, kur u pyete nga gazetarët rreth platformës tha se për këtë çështje do të flasë një herë tjetër.

Mbrëmë ekipin negociator ka zhvilluar takim me qëllim harmonizimin dhe finalizimin e platformës për dialogun.

Edhe gjatë ditës ekipi është takuar me krerët e shtetit, presidentin Hashim Thaçi, kreun e Kuvendit Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, do të dorëzojë padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, February 12, 2019

Të ngjashme