Ahmeti: Pas heqjës së taksës prej 100% Serbia po i mban të bllokuar në kufi kamionët nga Kosova

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Kreshnik Ahmeti, shef i kabinetit të ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme Glauk Konjufca, ka thënë se Serbia që nga 30 marsi po i mban të bllokuar në kufi kamionët nga Kosova.

“Përderisa Republika e Kosovës e ka larguar tarifën 100% në raport me Serbinë, kjo e fundit që nga 30 marsi po i mbanë të bllokuar në kufi kamionët tregtar nga Republika e Kosovës, të cilët nuk po lejohen të hyjnë në territorin e Serbisë “.

Ahmeti shtoi se Kosova nuk po vendos barriera në raport me Serbinë.

“Republika e Kosovës nuk po vendosë barriera. Përkundrazi, ajo e ka larguar tarifën 100%. Për më tepër, Republika e Kosovës nuk e ka zbatuar menjeherë reciprocitetin e plotë, si shenjë e vullnetit të mirë në raport me Serbinë dhe për t’i mundësuar kohë asaj për t’i larguar barrierat tregtare që i ka vënë kundër Republikës sonë ”

Njoftimi i plotë:

Përderisa Republika e Kosovës e ka larguar tarifën 100% në raport me Serbinë, kjo e fundit që nga 30 marsi po i mbanë të bllokuar në kufi kamionët tregtar nga Republika e Kosovës, të cilët nuk po lejohen të hyjnë në territorin e Serbisë.

Republika e Kosovës nuk po vendosë barriera. Përkundrazi, ajo e ka larguar tarifën 100%. Për më tepër, Republika e Kosovës nuk e ka zbatuar menjeherë reciprocitetin e plotë, si shenjë e vullnetit të mirë në raport me Serbinë dhe për t’i mundësuar kohë asaj për t’i larguar barrierat tregtare që i ka vënë kundër Republikës sonë.

Masat tregtare të Republikës së Kosovës tash janë të varura nga masat e Serbisë. Hapi i duhur drejt raporteve të mira mes dy vendeve, do të ishte largimi sa më i shpejtë i barrierave që Serbia ia ka vënë Republikës së Kosovës.

Të ngjashme