Ahmeti: PDK e LDK, propagandën e akuzat i bëjnë bashkë

Prishtinë | 29 Sht 2017 | 12:41 | Nga

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar me një postim në Facebook pak pasi që Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kishte shtruar pyetjen se çfarë ka nisur apo përfunduar Lëvizja Vetëvendosje gjatë qeverisjes së tyre në Prishtinë.

Në një postim në Facebook Ahmeti tha se edhe sot vazhdon koalicioni mes LDK-së dhe PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, me vota të koordinuara mes vete.

“Edhe sot ata bashkëqeverisin pse bashkëzaptojnë Stacionin e Autobusëve ku kanë vendosur taksa shtesë për qytetarët”, shkruan Ahmeti në Facebook.

“Kanë qenë bashkë këto vite dhe vazhdojnë të hyjnë bashkë edhe në zgjedhje”.

“Propaganden e kanë bashkë, e akuzat i bëjnë bashkë”.

“Me 22 tetor duhet me ju dhënë përgjigje në zgjedhjet edhe për Kuvend Komunal të pamundësojmë bllokimin e koalicionet në dëm të qytetit tonë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme