Ahmeti: PDK u bane horë!

Prishtinë | 03 Gus 2017 | 18:21 | Nga

Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj PDK-së e cila sot mungoi në vazhdimin e seancës konstituive që duhej të fillonte në orën 15:00. Kjo shkaktoi shtyrjen e seancës për ditën e nesërme.

PDK, në anën tjetër, sapo përfundoi një konferencë për media ku anëtari i saj Blerand Stavileci njoftoi se nuk do të marrin nesër pjesë në seancë, çka e bëri Shpend Ahmetin e Vetëvendosjes të reagojë.

Ahmeti ka thënë se PDK-ja po bëhet horë dhe po akuzon për presione tek deputetët vetëm pse nuk i kanë numrat.

POSTIMI I PLOTË:

Me i hup zgjedhjet, mos me mujt me bind asnjë subjekt për bashkêqeverisje për me i pas 61 deputet, me kqyr me ta kontrabandu ndonjë deputet pa u mbajt asnjë seancë me kush e di çfarë oferta, mos me ardh në seanca, me blloku institucione e me të akuzu që po bën presion në deputetët që janë të subjektit tënd; këta mundet me bo veç PDK. Nuk e di qysh po kanë ftyrë me dal nëpër konferenca. Kjo ështê qesharake edhe për ta . #ubonëthorr

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme