Kryetari i deritanishëm i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili po kërkon dhe një mandat, ka hedhur votën e tij për zgjedhjet lokale, në shkollën “Faik Konica” në kryeqytet.
Pasi ka votuar, së bashku me bashkëshorten Ardiana, Ahmeti iu bëri thirrje që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim, raporton Ekonomia Online.
“Sot është një ditë e mirë… Për pesë minuta punë vendoset për katër vitet e ardhshme”, u shpreh ai.