Ahmeti për protestën e pronarëve të kiosqeve: Po marrim model kryeqytetet evropiane

Prishtinë | 03 Kor 2019 | 13:49 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar protestën e pronarëve të kiosqeve në kundërshtim të kritereve të shpallura nga komuna për marrjen në shfrytëzim, raporton Ekonomia Online.

Ahmeti tha se për këtë çështje po marrin model kryeqytetet evropiane.

Komuna dy kushtet që duhet plotësuar për të marrë në shfrytëzim një kioskë janë që aplikuesi të ketë të hyra apo qarkullim prej 5 milionë eurosh ose më shumë në tri vitet e fundit dhe të ketë rrjet tregtar prej minimum 5 dyqaneve apo marketeve në Prishtinë.

“Mënyra e funksionimit të kiosqeve në Prishtinë ka dështuar, pra ne kemi pasur dhënie individuale  dhe i kemi me shumë se gjysmën që janë mbyllur. I kemi gjuajtur për hekur sepse thjeshtë një individ në një vend ku nuk ka qarkulli pas një muaji ka thënë nuk po e mbajë më”.

“…Ne kemi marrë vendim me i përcjell kryeqytetet evropiane dhe nëse e marrim Vjenën, Lubjanën, Zagrebin e shini që ka rrjete të kiosqeve sepse aty mund ta garantojë interesin publik të mbahen haur edhe në vendet ku ka punë edhe në vendet ku nuk ka punë”, tha Ahmeti.

I pari i Prishtinës, u shpreh se aplikimi për 12 kiosqe, ka qenë një projekt i cili ka paraparë të mbulohet nga biznese më të mëdha, e jo ato të vogla.

“Për atë arsyeje i kemi nda në tri llote ka 12 kiosqe dhe nuk mundet një kompani amo një individ me aplikuar në ma shumë se një llot për ta siguruar që ka laramani dhe konkurrencë dhe çdo llot ka kiosqe të mëdha, të vogla dhe të mesme në vende të mira në vende të mesme në vende të këqija. Tash kur i thua dikujt apiko për 12 kiosqe natyrisht se ka kritere sepse nuk mundesh me i thënë një rasti special hajde merri 12 kiosqe”.

Sipas Ahmetit, kur kryeqyteti do të bëhet me kiosqe të reja dhe do t’i ipet një pamje më e bukur.

“Por e kemi qit kusht që krejt ata që kanë e që jon 11 sot, nëse nuk duan me aplikuar vet. Krejt të punësuar janë prej listave sociale në anën tjetër duam të garantojmë që kemi shërbim dhe efektivitet dhe mbahemi të gjitha pikat e shitjes hapur”. 

“Nuk e kemi shpikur modelin, por unë ju garantoj se një kiosk në një vend të mirë, por ka qindra e qindra kompani që i kanë pas 5 milion euro qarkullim, bile me i bo bashkë që qeto 11 kiosqe që jon sot unë iu garantoj që i kanë 5 milionë euro qarkullim”.

“…pyetja është a kanë paguar tatime për këto, a i kanë audituar. Ne po kujdesimi që ata të mbeten në punë po e përmirësojmë shumë infrastrukturën po e hapim tregun në konkurrencë dhe Prishtina do të jetë e mbuluar do të ketë kiosk të vogël në kohën kur nuk mund të blesh në shitoret e mëdha, do të jetë më e bukur”.

“Ju mundeni me shku më shikuar në ATK edhe me pa sa jon biznese që kanë më shumë se 5 milionë euro qarkullim në tre vitet e fundit”, shtoi Ahmeti.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme