Ahmeti përkujton 18-vjetorin e themelimit të AAK-së

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 11:52 | Nga

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot feston 18-vjetorin e themelimit të saj.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari I AAK-së si dhe shefi I grupit parlamentar Ahmet Isufi përmes një postimi në “Facebook”, me ç’rast ka uruar aktivistët e përkrahësit e kësaj partie.

Postimi i plotë i Isufit:

Miq, kolegë e kolege, veprimtarë, struktura të AAK-së e në veçanti juve aktivistë e përkrahës të palodhur, urime 18-të vjetori i themelimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Përpjekjet tona bashkë me ju, pas 18 vitesh rrugëtim u finalizuan me suksesin më të madh politik duke ardhur në krye të qeverisë lideri ynë kryeministri z. Ramush Haradinaj.

Kemi besim që qeverisja Haradinaj në fund të këtij mandati do ti arrijë objektivat e saj për zhvillim ekonomik, social, shtetndërtim dhe integrim të Kosovës në BE e NATO.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme