Ahmeti: Politika e jashtme s’guxon të udhëhiqet nga njerëz që argumentojnë ndryshe për pak vota

Prishtinë | 04 Maj 2021 | 21:14 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Kanal 10, Arben Ahmeti ka reaguar për deklaratat e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka thënë se politika e jashtme e as e brendshme nuk guxon të udhëhiqet nga politikanë që shpresojnë që duke argumentuar ndryshe të marrin një grusht vota më shumë.

Sipas tij, Gjykata Speciale është padrejtësi.

Postimi i tij i plotë:

Gjykata Speciale është padrejtësi. Eshte monstrum juridik qe nuk i sherben as drejtesise e as pajtimit.

Kosova nuk duhet te ndalet se foluri e luftuari padrejtesine juridike te cilen nuk u’a kishte borxh as nderkombetareve, as politikaneve qe e votuan.

Politika e jashtme e as e brendshme nuk guxon te udhehiqet nga politikane qe shpresojne qe duke argumentuar ndryshe te marrin nje grusht vota me shume.

Të ngjashme