Ahmeti premton ndërtimin dhe funksionalizimin e “Spitalit të Qytetit”

Prishtinë | 03 Tet 2017 | 13:38 | Nga Valbona Bytyqi

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Lëvizja Vetvendosje, Shpend Ahmeti, në konferencën për media shpalosi katër pikat e njërit ndër programeve kryesore të tij, duke theksuar që të gjitha qendrat e mjeksisë familjare në Prishtinë funksionojnë ndryshe me qeverisjen e tij.

“Pothuajse 85 përqind  e pacientëve i kryjnë punët në QKUK, dhe këto qendra janë konkurese me sektorin privat, ku këto qendra ofrojnë 1.2 milionë vizita dhe 2 milonë shërbime, poashtu është bërë renovim i shumë qendrave të mjeksisë familjare”, tha Ahmeti.

Njëri ndër programet kryesore të tij është shëndeti dhe mirëqenia sociale për të gjithë, ku në kuadër të saj Ahmeti shpalosi katër pikat kryesore të cilat janë:

– Themelimi dhe funksionalizimi i spitalit të qytetit
– Ndërtimi dhe funksionalizimi i qendrës për Autizëm dhe Sindromën Down
– Ndërtimi dhe funksionalizimi i qendrës për mjekësi familjare në Veternik, si dhe
– Përfundimi i zonimit të qytetit për shëndetësinë primare, në të cilën Arbën Vitia ka theksuar se zonimi i pjesëve të qytetit ka filluar i cili do të përfundojë në afat prej dy muajsh.

“Janë zonuar të gjitha pjesët e qytetit, ndryshimi i emrave të rrugëve ka qenë problem për ne, por kemi filluar t’i zonojmë ato rrugë, problem ky i cili brenda 2 muajve do të jetë process i përfunduar”, theksoi ai.

Të ngjashme