Ahmeti pret “rezultat pozitiv”, por kërkon vigjilencë nga komisionerët

Prishtinë | 19 Nën 2017 | 19:50 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka dalë në një konferencë për media menjëherë pas publikimit të “exit polleve” që e nxjerri atë fitues.

Ahmeti ka falënderuar të gjithë qytetarët për një proces të rregullt zgjedhor, duke thënë që presin rezultate pozitive.

Duke folur para medieve, Ahmeti kërkoi nga vëzhguesit e tyre që të jenë vigjilentë, në mënyrë që asnjë votë të mos humbasë gjatë procesit”.

“I falënderoj të gjithë qytetarët për një proces të rregullt. Ne kemi filluar me i marrë rezultatet nga vëzhguesit tanë. I keni pa edhe ju dy exit pollet që janë publiku ku të dyja neve na japin një rezultat optimist”.

“Sidoqoftë, ne i presim rezultat zyrtare, por dëshirojmë që në këtë moment ta falënderojmë secilin qytetarë që ka zgjedhur të votojë për ne ose për kundër kandidatin tonë”.

Ahmeti ka thënë se është i gatshëm që të bashkëpunojë me të gjithë. “Ditë të mira po e presin Prishtinën”, deklaroi Ahmeti.

“Ju bëjmë thirrje vëzhguesve dhe komisionerëve që në këto momente të jenë vigjilent që ta mbrojmë votën

Lëvizja Vetëvendosje ishte në balotazh në Prishtinë, Podujevë, Prizren, Gjilan, Kaçanik dhe Kamenicë.

Të ngjashme