Ahmeti: Prishtinasit parkingun do ta paguajnë përmes sms-ve

Prishtinë | 13 Nën 2017 | 13:49 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti në ditën e parë të fushatës zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve zgjodhi të prezantoi planin e tij për zgjidhjen e problemit të parkingut në Prishtinë në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”.

Ahmeti tha se me hyrjen në funksion të projektit “Prishtina Parking”, të gjithë qytetarët do të kenë mundësi parkingu në Prishtinë duke mos ngarkuar kështu komunikacionin me parkingje vend e pa vend.

Kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje tha se banorët e Prishtinës do të paguajnë një shumë simbolike mujore për të shfrytëzuar një hapësirë parkingu në lagjen e tyre ndërsa për qytetarët e tjerë shfrytëzimi i parkingut do të jetë me pagesë me hapësirë shfrytëzimi prej 2 orësh.

Në rast se kjo periudhë kohore nuk respektohet atëherë veturat do të konfiskohen.

Ahmeti gjithashtu tha se pagesat për shfrytëzimin e parkingut do të bëhen përmes sms. Përveç këtij projekti, në plan programin e Ahmetit janë edhe ndërtimi i disa parkingjeve të reja nëpër lagje të Prishtinës.

Parkingu kryesor, sipas Ahmetit do të jetë ai tek Fakulteti i Filologjisë i cili do të ketë rreth 900 vend parkime.

“Çdo parking që është në tokë publike do të jetë pronë  e “Prishtina Parking”. Çdo pagesë do të bëhet përmes sms. Kjo do të na lejojë neve që hapësirat të mos jenë të zëna gjatë gjithë ditës”.

Të ngjashme