Ahmeti pyet Thaçin: Çka nëse korrigjimin e propozoi Rugova?

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 12:51 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bashkëkryesuesi i ekipit negociator për dialog me Serbinë, Shpend Ahmeti, ka komentuar deklaratën e presidentit, Hashim Thaci se idenë për korrigjimin e kufirit e ka marrë nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se nëse këtë ide e ka propozuar Rugova, “A e bën kjo më të mirë apo si është puna?”.

Ahmeti këto komente i bëri pasi me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli, dhe ministren e Jashtme e Japonisë, Toshiko Abe në parkun para ndërtesës së ish-Rilindjes kanë bërë mbjelljen e fidanëve të qershive japoneze.

Sipas tij, kjo ide vjen nga Serbia, por që kjo ide nuk është përmendur në Bruksel.  

“Nëse e paska propozuar Rugova e bën kjo më të mirë apo si është puna, pra dje e dëgjova Daçiqin se kjo është propozim i tij më pas e dëgjova Vuçiqin që ai e paska përkrah për një kohë të gjatë, është e qartë që kërkesa sepse askush në Kosovë nuk do ta kërkonte këtë kjo është e qartë se është kërkesë e Serbisë, por e them zyrtarisht formalisht në takime asnjëherë nuk është përmend as nga ndërmjetësuesit në Bruksel as që kemi dëgjuar se e ka kërkuar Serbi”.

“Ato që po dëgjojmë janë supozime, diskutime të pjesshme askush nuk e di se çka do thotë a është demarkim apo demilitim këto janë koncepte të ndryshme, po përdorën 100 terma për një temë që siç po duket disa njerëz e dinë por jo të gjithë”, tha ai.

Ahmeti shtoi se platforma nuk është kundër dialogut Kosovë-Serbi.

“Dje pash reagimet nga Beogradi, Vuçiqi kishte thënë se kjo platformë është kundër dialogut, ne themi absolutisht jo, këto janë qëndrimet e Republikës së Kosovës kemi bërë mjaftueshëm kompromise dhe i kemi shkruar temat që duam të i shtrojmë”, tha Ahmeti.

Sipas tij, në platformë nuk është përfshirë kërkesa e qytetarëve të Luginës pasi që platforma është e bazuar në Kushtetutë.

“Nuk e kemi  pa ende, nuk e kemi diskutuar në subjektin politik është e vështirë për secilin subjekt politik shqiptar të thotë jo ndonjë kërkese të qytetarëve të luginës sepse e dimë me çfarë kushte kanë jetuar, por cili është mesazhi që po dërgohet po presim ta shohim propozimin konkret nga presidenti”.

“…në mbledhje e ka përmend ka kërkuar me u  fut në platformë, i kemi thënë që nuk futet sepse platforma është e bazuar në kushtetutën e Kosovës dhe meqenëse nuk është në platformë ai ka të drejtë me ia dërguar kuvendit”, tha ai.

Ahmeti tha se deri më tani nuk e dinë se cilat janë kërkesat e Serbisë karshi Kosovës, por Kosova e di mirë se cila është kërkesa kryesore, ajo e njohjes së Serbisë me kufijtë aktual ekzistues.

“Unë ende përveç ankesave jo vetëm unë pot edhe gjithë Kosova nuk i kemi dëgjuar cilat janë kërkesat e Serbisë dhe këto çështjet e  korrigjimit që po i dëgjojmë jo Daçiqi jo ky, nuk i kemi dëgjuar dhe asnjëherë nuk na është dhënë një propozim konkret se çfarë kërkon Serbia”.

“…por ne e kemi të qartë se çfarë duam ne, ne duam njohje nga Serbia në kufijtë ekzistues që i kemi, pa nivel të tretë të qeverisjes dhe mund të flasim pastaj për çështje të të drejtave të minoriteteve apo kërkesat tjera, kërkesat tona janë të qarta duhet të flasim për dëmet e luftës, pensionet dhe gjitha temat që i kemi ngrit”, tha Ahmeti.

Të ngjashme